
Edhe Ina Kollçaku ndryshon bindje, thirrje ndjekësve të votojnë Lulzim Bashën
“Vetëm gratë mund ta sjellin ndryshimin për Shqipërinë! Kështu që ti udhëhiq!”

Ishte kjo ftesa e personalizuar që Ina Kollçaku ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Panelistja e rubrikës së ndjekur në “Top Channel” “Rrethi Katror” në “ E Diell” shkruante sipër ftesës se ishte e ftuar në “Drekë miqësore me Lulzim Basha dhe disa zonja të veçanta!”.
Gjatë takimit ku ishin të pranishme gra të suksesshme e profesioniste, u diskutua për çështje të rëndësisshme në vend. Ina, e njohur për protagonizmin dhe influencën e saj në publik ftoi ndjekësit të votojnë PD-në në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa postoi dhe një video me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.