“Edhe flakën e qiririt e ke siç je vetë”, Ardit Gjebrea i dedikon këto fjalë bashkëshortes së tij për ditëlindje
Moderatori i njohur i skenës shqiptare, Ardit Gjebrea ka festuar sot së bashku me familjen, ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Anilës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar disa momente nga festa, por dhe i ka dedikuar asaj fjalët më të ndjera.
“Edhe flakën e qiririt e ke siç je vetë, zemër. Gëzuar ditëlindjen Anila ime”, ka shkruar Gjebrea krah postimit më të fundit në rrjetet sociale.
Në të shfaqet Anila duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes, teksa në krah të saj ndodhen Arditi, djali, Joni dhe vajza, Ana.
Me siguri Anila dde Arditi kanë ruajtur kujtimet më të bukura nga kjo ditëlindje, ku nuk kanë munguar njerëzit e tyre më të dashur./revistawho.com