Edhe Arilena Ara ka një fëmijë…

Arilena Ara është një nga artistet më në zë shqiptare. Vetëm pak kohë më parë këngëtarja e hitit “Nëntori” publikoi albumin e saj Pop Art, ku përveç këngëve solo kishte edhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës si, Noizy, Gjon Tears, Dafina Zeqiri, 2Po2.

Ndërmjet këtyre emrave “big” të muzikës shqiptare të binte në sy edhe emri i një këngëtareje të re me emrin, Wendy. Këngëtaret kanë realizuar duetin “Obession” dhe tashmë Arilena e konsideron Wendy-n si fëmijën e saj.

Wendy është pjesë e labelit “Pop Art” dhe së shpejti pritet të publikojë projekte të reja muzikore. Epo nuk thonë kot Shkodra “prodhon” vetëm talente.