“Edhe akullore, edhe çokollatë”, zbuloni dietën e Irena Kitës për bark me muskuj

Thonë se muskujt bëhen në kuzhinë dhe kjo është mëse e vërtetë për juristen Irena Kita. Stërvitje intensive në palestër dhe jo vetëm, ushqim i kontrolluar dhe i balancuar janë sekreti i fizikut të saj. Nepsi për çokollata, tundimet dhe shumë detaje të tjera lidhur me regjimin e saj ushqimor, Irena Kita i ka zbuluar në një intervistë për revista Who.

Çfarë konsumon në një ditë të zakonshme?
Mëngjesi për mua është ndër vaktet më të rëndësishme, sepse pikërisht me zgjimin e trupit duhet të zgjohet edhe metabolizmi që dita të më nisë siç duhet. Nuk dal asnjëherë nga shtëpia pa konsumuar vaktin e mëngjesit. Për mëngjes ha briosh dhe pi kapuçino, ose drithëra me kos.
Çfarë konsumon përpara dhe pas palestrës?
Ajo ç’ka ha para dhe pas palestrës ka ndikim të madh në atë se si do të jenë rezultatet e ushtrimeve që do të bëj, ose në varësi të sportit. Para palestre ha supë gati gjithmonë dhe mish të bardhë, perime jeshile, fruta ose në vend të frutave ndonjë ëmbëlsirë. Pas palestre kos, vezë, salmon, fruta të thata. Qumështi, kosi, djathrat dhe frutat nuk mungojnë asnjëherë në frigoriferin tim. Konsumoj shumë ujë dhe lëngje. Ha gjithmonë dy orë deri një orë e gjysmë para palestrës dhe ha me sasi të moderuar, që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet në ushtrime. Gjithashtu me shumë rëndësi është edhe hidratimi.

Irena-Kita-4

Çfarë nuk konsumon asnjëherë përpara apo pas stërvitjes?
Ushqime të rënda, të cilat kërkojnë shumë kohë për t’u tretur. Zakonisht ha shëndetshëm dhe kjo gjë më është kthyer në stil jetese.
Në çfarë rasti e prish regjimin? Domethënë ushqimi që të tundon dhe nuk i reziston dot?
Çokollatave dhe akulloreve nuk u rezistoj dot.
Çfarë bën pasi ke ngrënë një vakt jo të shëndetshëm që mund ta bëjmë të gjithë për të mos u ndjerë fajtore?
Shkoj bëj sport dhe ndihem shumë mirë.
Ushqimi që nuk ke konsumuar kurrë sepse të shëndosh apo shkakton celulit?
Hahahah kjo fjala celulit është si tabu. Duhet të theksoj faktin që të gjithë kemi celulit, por një ushqyerje e shëndetshme dhe aktivitet fizik i vazhdueshëm, bëjnë që përmasat e tij të mos jenë alarmante. Nuk më pëlqejnë ushqimet e skuqura dhe nuk ha “junk food”.
Çfarë konsumon kur të merr uria edhe pse mund të kesh ngrënë vaktin e planifikuar?
E thyej gjithmonë me fruta të thata ose fruta normale dhe ujë.

Irena-Kita-3
Cili është ushqimi që ke ngrënë më shumë gjatë shtatzënisë dhe sa kilogramë shtove?
Kam ngrënë frutat e thata shumë dhe ushqime të shëndetshme. Kam shtuar rreth 11 kilogramë e gjysmë, të cilat u zhdukën direkt pas lindjes së vajzës.
Përdor suplemente apo proteina? Çfarë u këshillon të gjithë atyre që duan të formojnë trupin lidhur me përdorimin e tyre?
Nuk kam përdorur asnjëherë suplemente dhe të them të drejtën nuk jam shumë fanse e tyre, pasi mendoj se kanë edhe efekte anësore. Mund të them që marr magnesium me periudha të caktuara, pasi ai është një mineral shumë i rëndësishëm për organizmin dhe shumë i nevojshëm për skeletin e gjymtyrët. Gjithashtu është i domosdoshëm për veprimtarinë normale të sistemit nervor e qëndror dhe atij muskulor.
Cila është pjesa e trupit për të cilën punon më tepër ne palestër? Apo që e quan difekt në trupit tend?
Punoj me të gjitha pjesët, por më shumë fokusohem tek glutei (vithet).
Dikush dëshiron të ketë një trup të tonifikuar për maksimumi tre muaj? Çfarë i këshillon lidhur me ushqimin dhe formën e stërvitjes?
Nuk është e pamundur për tre muaj, për tre vjet ndoshta. Hani shëndetshëm dhe stërvituni në mënyrë të moderuar!
Ke neps? Në qoftë se po për çfarë?
Kam shumë! Për çokollatat.S’e imagjinoj dot ditën pa një çokollatë.

Irena-Kita-2
Do na tregosh një sekret si të shmangim nepsin për një ushqim të caktuar?
Nuk ju ndihmoj dot, se ai është i papërballueshëm dhe ndryshon nga personi në person.
Çmenduria më e madhe që ke bërë ndonjëherë për ushqimin?
Nuk mbaj mend të kem bërë ndonjë cmenduri, thjesht kam ngrënë sa më hahej.
Ke mbajtur ndonjëherë dietë ekstreme, që më vonë e ke konsideruar si shkatërruese për organizmin? Në qoftë se po si ishte?
Nuk i kam qejf dietat. Unë ushqimin e dua shumë dhe e konsideroj si kënaqësi në jetë.
Cila është gjëja më e shëmtuar apo pa shije që ke ngrënë për hir të regjimit strikt?
Nuk kam patur një të tillë. Kam ngrënë gjithçka që ka qënë në shijet e mia.
Ora e fundit e ditës kur ti konsumon ushqim zakonisht?
Darka konsumohet rreth orës 19:00. Ha lehtshëm qe të fle rehat.
Pjata e preferuar që të gantuan bashkëshorti?
Salmon me brokoli, për salmonin ngordh unë dhe vajza.
Po pjata që nuk të pëlqen?
Nuk më pëlqen gjella me presh. Me qepën dhe hudhrën nuk i kam marrëdhëniet e mira.

Irena-Kita-1