“Edhe 100 vite duke u puthur me mua”- Tuna feston 35-vjetorin e lindjes, urimi i ëmbël i Patris Berishës: Urime shpirt
Tuna Sejdiu feston sot 35-vjetorin e lindjes. Këngëtarja e njohur ka marrë urime të shumta nga kolegët, miqtë dhe ndjekësit e saj.
Por urimi më i veçantë ishte ai i bashkëshortit të saj, Patris Berishës, që vërtetoi se çifti janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.
Ai publikoi një foto duke u puthur më këngëtaren në InstaStory dhe shkroi: “Urime shpirt! I bëfsh edhe 100 vite. Kështu, veç duke u puthur me mua.”
Pak kohë më parë u përfol për një ndarje të çiftit të njohur, pasi Tuna hoqi mbiemrin e bashkëshortit nga Instagrami.
Por Patris Berisha i hodhi poshtë thashethemet gjatë një interviste.
“Patjetër që vazhdoj të jem me Tunën, në momentin që nuk do jem do e bëj publike sepse nuk është asgjë. Mbiemrin nga Instagrami e ka hequr menaxheri, ka lënë veç Tuna a si e kanë lënë, ku janë kapur, unë as nuk e kisha vënë re atë gjë.
Në momentin që ndahemi, ishalla e do Zoti kurrë mos të ndahen dy persona, por edhe nëse ndahen, nëse është për më mirë për çiftin dhe fëmijën, më mirë është m’u nda. Mos pastë probleme asnjë. Secili lufton për një lidhje të mirë po thashethemet nuk ndalen kurrë,”– tha ai, i ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”.