Eddie Murphy: “Krenar që asnjë nga 10 fëmijët e mi nuk është ‘idiot Hollywood-i”

Aktori aq shumë i njohur Eddie Murphy ka folur për ‘The Mirror’ dhe ka treguar shumë detaje për familjen e tij, por veçanërisht për fëmijët. 59-vjeçari ka treguar se është shumë krenar që 10 fëmijët e tij nuk janë kthyer në ‘idiotë hollywoodi’ dhe asnjë prej tyre nuk është ‘farë e keqe’.

Nëse nuk e dinit Eddie ka fëmijë të moshave nga 2 deri në 31 vjeç nga 5 lidhje të ndryshme që ka pasur. Marrëdhënia me ta sipas vetë aktorit është e shkëlqyer dhe këtu, nuk përjashton asnjë.
“Së shpejti do bëj 60 vjeç dhe kam kaq shumë fëmijë. E dua faktin që jam baba. Ajo është qendra e gjithçkaje”, ka thënë ai më tej.

Fëmija më i vogël i aktorit është djali 2 vjeç që erdhi në jetë në 2018-ën nga marrëdhënia aktuale e Eddie me Paige Butcher./revistawho.com