Ed Sheeran po përgatit varrin e tij!

Është vetëm 30 vjeç dhe Ed Sheeran po përgatitet për vdekjen e tij. Ai po ndërton varrin e tij në një fshat personal.

Nga DailyMail është zbuluar se ai po ndërton një dhomë varri nën dyshemenë e një kishe të re me formën e një varke, e cila po ndërtohet në mini-fshatin e tij me vlerë 4.4 milionë euro.

Burimet thanë se Sheeran do të sigurojë një hapësirë në të cilën ai, familja e tij dhe vizitorët mund të shkonin për meditim, lutje dhe relaks.