Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë

Ed Sheeran dhe partnerja e tij, Cherry Seaborn, janë bërë prindër për herë të pare me një vajzë. Ljamine ka zbuluar këngëtari i njohur me anë të një postimi në llogarinë e tij, ku ka kërkuar dhe që fansat të respektojnë privatësinë e dyshes këtë periudhë.

“Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale për të ndarë me ju. Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm, Cherry solli në jetën vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Jemi plotësisht të dashuruar me të. Mami dhe foshnja janë në gjendje të mirë dhe ndihemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që gjatë kësaj kohe të respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri për të gjithë dhe do të shihemi kur të rikthehem. Ed”, ka shkruar Sheeran në postimin e tij.

Fansat kanë lënë komente të ndryshme urimi për këtë moment special në jetëne dyshes. Kujtojmë se shtatzënia e Seaborn u zbulua vetëm pak javë më parë, pasi çifti arriti ta mbante larg vëmendjes së mediave këtë periudhë.