Ed Sheeran, baba për herë të parë
Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Këngëtari dhe bashkeshortja e tij , të cilët u takuan për herë të parë në shkollë, thuhet se i ndajnë vetëm pak javë nga të qenurit prindër, pasi e mbajtën shtatzaninë sekret gjatë izolimit të COVID-19.
Cifti raportohet se është në qiellin e shtatë dhe shumë të lumtur që do të bëhen prindër dhe po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi, përpara se të mirëpresin fëmijën e tyre.
“Izolimi ishte një justifikim i përsosur për të mos u dukur, por gjërat po afrohen dhe nga emocioni i madh ata kanë filluar t’ia tregojnë lajmin miqve dhe familjes. “Ata po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vijë në jetë këtë verë. Është një kohë me të vërtetë e lumtur dhe familjet e tyre janë të lumtur për ta dhe mezi po presim”.
Lajmi vjen pasi Ed njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të bënte një pushim të zgjatur nga karriera e tij për t’u përqendruar në udhëtime dhe jetën e tij personale.
Çifti kanë bashkë pesë vjet, pasi Ed konfirmoi verën e kaluar se ai dhe Cherry u martuan në një ceremoni private në janar 2019.