“Ec mi mo përpara”/ Orinda Huta debaton me kalimtaren teksa po udhëtonte me biçikletë: Të futen në korsi e s’pyesin hiç, i thashë ku shkon mi…

Orinda Huta është një nga personazhet e njohur shqiptarë që është shumë e apasionuar pas sportit dhe herë pas here poston foto dhe video nga palestrës.

Së fundmi, Orinda ka treguar se ajo shëtit me biçikletë në qytetin e Tiranës.

Pak orë më parë në instastory Orinda ka postuar një video tek e cila tregon sa e vështirë është të lëvizesh me biçikletë në kryeqytet dhe se ka pasur një debat me një vajze.

“Erdha nga Myslym Shyri tek Kodra e Diellit ndërkohë rruga është e rrezikshme për çiklistët nga kalimtarët, pra ata që ecin. Nuk duan t’ja dinë fare dhe nuk respektojnë korsinë e biçikletave. Kalojnë në korsinë e biçikletës pa parë dhe kontrolluar fare rrugën. Sot më ndodhi me një vajzë dhe i thashë: ‘Po ku shkon ku shkon?’, ‘Ec mi mo përpara’, më tha ajo. Dele komplet. Është e vështirë mirëpo të ecesh me biciklete eshte kenaqesi”- , thotë Orinda.

Mirëpo duket se ky incident nuk do e pengojë Orindën të vazhdojë ti japë biçikletës.

(A.B)/Dosja.al