E zhgënjyer nga televizioni, Fatma Haxhialiu: Është katandisur në pikë të hallit, paga qesharake! Po të thuash edhe m*t s’e çan njeri kokën…mos e ndiqni këtë rrugë

Fatma Haxhialiu me anë të një instastory e ka përshkruar punën në televizion si “harxhim kohe, nervash dhe energjish”.

Fatma Haxhialiu me anë të një instastory e ka përshkruar punën në televizion si “harxhim kohe, nervash dhe energjish”. Ky konkluzion ka dalë nga eksperiencat e moderatores ne televizion.
Ajo ka treguar se personazhet e Instagramit janë ato që po i japin me shume fame televizionit.

“Nga ana tjetër nuk është më as privilegj, as zotësi të dalësh në ekran apo të kesh emisionin tënd. Sot, personazhet e Instagramit po i japin famën televizioneve”, ka shtuar ajo.

Fatma ka theksuar se në televizion punojnë ende njerëz të talentuar dhe profesionistë.

Moderatorja ka shkruar se ka gazetare qe punojne me vetem 20.000 leke dhe se nuk eshte me privilegj te punosh ne ekranet e medha.

Postimi i plote i Fatmes:

”Vallaj drejt me e thene e dashuroj kete profesion por as qe me merr malli per televizionin dhe realisht e mendoj qe eshte katandisur ne pike te hallit. Gazetaret e shkrete marrin pagesa qesharake ne keto kohe madje paguhen 20.000 leke. Nga ana tjeter nuk eshte me as privilegj as zotesi te dalesh ne ekran apo te kesh emisionin tend. Sot po vajte te punosh pa lek qofte dhe ne tv big, edhe m** te nxjerresh ne transmetim nuk e can koken njeri, ndaj eshte bere nje hale e madhe publike jo serioze dhe amtore e qesharake, situata mediatike ne vend. Me pak fjale eshte harxhim kohe nervash energjish, pa marre asgje mbrapsht… nese dje te jepte famen.

sot personazhet e instagramit po i japin fame televizionit. Sigurisht qe ka ende njerez te talentuar dhe profesioniste qe e bejne shume mire pune e tyre dhe i pergezoj me shpirt.
Menyra më e mirë për t’i vlerësuar e për tu dhënë atë që u takon është që ne si shikues, të ndajmë shapin nga sheqeri e t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. I thash keto se shume vajza te vogla genjehen nga ekrani. Mos e humbni veten të dashurat e mia, nuk ka vlerë asnjë lloj fame para vetes tuaj. Ka mënyra se kur shihesh në pasqyrë dhe mendon të bëhesh një njeri akoma më i vlefshëm e më i mirë, ti e ke arritur suksesin tënd”- ishte postimi i Fatmes.

Kujtojmë se Fatma së bashku me Aulona Mustën ishin ne drejtimin e emisionit “Thumb” qe u transmetua fillimisht ne Top Channel e me pas ne Abc News. Mirepo emisioni i tyre tashme nuk eshte me ne transmetim dhe arsyeja nuk eshte bere e ditur.

(A.B)/Dosja.al