E zhdukur prej 9 muajsh, Kim Jong Un ka ekzekutuar gruan e tij? Detajet që nxitën dyshimet

Prej disa kohësh po aludohet për shëndetin e bashkëshortes së Kim Jong Un, Ri Sol-ju, e cila prej 9 muajsh nuk është shfaqur në publik.

Ri Sol për herë të fundit është shfaqur në publik bashkë me Kim më 25 janar, në një teatër në Penian. Shumë analistë dyshojnë se bashkëshortja e diktatorit mund të jetë sëmurë ose është ekzekutuar nga ai.

Ri Sol-ju nuk ka qenë e pranishme në shumë ngjarje të rëndësishme në vend. Ajo madje as nuk u shfaq në paradën e fundit ushtarake të Koresë së Veriut më 10 tetor, ndaj zhdukja e saj mbetet e mistershme.

Një burim i paidentifikuar ka thënë se 31 vjeçarja vuan nga një problem shëndetësor, ndërsa një tjetër ka deklaruar se ajo po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila prej kohësh është e sëmurë.