E zbulojnë mediat italiane, si i refuzoi gjigandët e Premier Ligës mbrojtësi i Juventusit

Mançester Siti raportohet se është interesuar për Leonardo Bonuçin, por mbrojtësi i Juventusit e ka refuzuar dhe ka vendosur të qëndrojë në Torino. “Sky Sport Italia” pretendon se Mançester Siti ka dashur të nënshkruajë me 33-vjeçarin, por Bonuçi ka një kontratë me Juventusin deri në 2024 dhe nuk ka qëllime për tu larguar.

Klubi anglez nuk hyri kurrë në negociata me bardhezinjtë mbi një transferim të mbrojtësit, pasi Bonuçi dëshironte të qëndronte dhe nuk donte të largohej sidomos pas zyrtarizimit të Pirlos si trajner i ri. Bonuçi u rikthye tek Juventusi, pasi kaloi sezonin 2017-2018 tek Milani. 33-vjeçari ka bërë 407 paraqitje me Juventusin ku ka fituar 8 kampionate dhe tre Kupa Italie. PANORAMASPORT.AL