E vutë re edhe ju mesazhin e koduar në këngën e re të Elvana Gjatës?
Ditën e djeshme, Elvana Gjata na surprizoi të gjithëve teksa publikoi këngën e saj më të re “Thirr”.
Kënga mbante vulën e Darko Dimitrov, ndërkohë që teksti dhe melodia ishin të shkruara nga vetë këngëtarja, gjë që i dha akoma dhe më shumë nota melankolie e ndjeshmërie. Për klipin, Elvana ishte treguar minimaliste, duke publikuar vetëm një “lyrics video”, ku shfaqej e vetme pranë një gote vere. Në fund të videos shkruhej: “Loading” dhe më pas shfaqej data “03.2021”.
Në formatet e shkrimit të datave, në fakt shkruhen gjithmonë ose muaji dhe viti, ose dita dhe muaji ose të treja bashkë, gjë që na bën të dyshojmë se “Thirr” nuk do të jetë projekti i fundit i Elvanës për këtë periudhë. Nga ajo që shkruhet në klip, duket se në muajin mars këngëtarja ka rezervuar të tjera surpriza dhe zërat se ajo është në përgatitje të një koncerti recital dhe albumi sa vijnë dhe bëhen më të besueshme.
Ajo ç’ka na mbetet që të bëjmë është të presim muajin mars dhe të shohim çfarë do të sjellë për ne Elvana Gjata…