E veshur me të kuqe, Marina Vjollca tërheq vëmendjen me fotot seksi
Moderatorja e njohur, Marina Vjollca ka zbuluar se po shijon pushimet në maksimum. Nëpërmjet postimeve në profilin e saj në “Instagram” ka zbuluar se aktualisht ndodhet në Barbados.
Marina herë pas here ka publikuar fotografi mjaft seksi nga vendlindja e këngëtares me famë botërore, Rihanna.
Bukuroshja shqiptare shfaqet elegante e veshur me një fustan të kuq në rërën e bardhë të plazhit, ku krahas saj shkruan: “Ku je Rihanna?”.
Ndërkohë komentet pozitive kanë qenë të shumta, ku ka disa ndjekës që i thonë “kush është Rihanna para teje”.