E veshur kuq e zi, Rita Ora uron në shqip Pavarësinë e Kosovës: Gëzuar 17 shkurtin
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka uruar Kosovën 16-vjetorin e Pavarësisë.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto, në të cilën shfaqet e veshur kuq e zi, simbolet e flamurit kombëtar. Sakaq, Rita e ka shoqëruar këtë foto dhe me një urim në gjuhën shqipe, duke shkruar: “Gëzuar 17 shkurtin! Dita e Pavarësisë së Kosovës”.
Rita Ora ka lindur në Prishtinë në vitin 1990, u largua nga Kosova si një fëmijë i vogël bashkë me familjen për të jetuar në Londër të Mbretërisë së Bashkuar./abcnews.al