E veshur kokë e këmbë me jeshile, reperja Cardi B bëhet meme nga përdoruesit e rrjeteve sociale! Ja çfarë shkruajnë ata

Cardi B mori gjithë vëmendjen e njerëzve gjatë daljes publike që bëri në Paris ditën e djeshme. Këngëtarja u shfaq me një look të çuditshëm, pasi ishte veshur kokë e këmbë me jeshile.

Sipas “Daily Mail”, kjo paraqitje e reperes e ktheu atë brenda pak minutash në meme nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Kostumi, i stiluar nga Richard Quinn, u bë objekt krahasimesh.

Disa përdorues të “Twitter” bënë shaka se veshja e saj ngjante me atë të Will Smith, ku aktori u vesh si luledielli dikur gjatë një episodi të “Fresh Prince of Bel-Air”.

Ndërsa të tjerë thanë se u kujtonte atyre Dipsy-n nga “Teletubbies”. Dikush tjetër e krahasoi me “Baby Bop” (nga “Barney & Friends”).

Megjithatë, komentet për veshjen e Cardi-t nuk ishin të gjitha të këqija. Shumë nga fansat e saj thanë se po u pëlqente kjo pamje, edhe pse ishte një nga zgjedhjet më të çuditshme të modës.