“E vështirë, por ja vlen” – Paris Hilton do të bëhet nënë me fertilizim InVitro
Paris Hilton ka vendosur të krijojë familjen e saj. Biznesmenia e njohur për jetën e saj luksoze tha për “The Trend Reporter with Mara” se ka nisur fertilizimin InVitro. Paris u shpreh se partneri i saj, biznesmeni Carter Reum e ka mbështetur gjatë këtij proçesi.
40-vjeçarja tregoi se vendosi të bëhej nënë përmes kësaj metode sepse ishte mënyra e vetme për tu siguruar se do të bëhet me binjakë, një vajzë dhe një djalë. Madje Paris zbuloi se këtë e kishte mësuar nga Kim Kardashian sepse më parë nuk e dinte.
“Jam shumë e lumtur që ajo më këshilloi dhe më prezantoi me doktorin e saj. Proçesi është i vështirë, por ja vlen. Partneri im më mbështet dhe ndihem gjithë kohës si princeshë”-tha biznesmenia.
Gjatë intervistës, Paris tha se Reum është partneri i ëndrrave të saj dhe është shumë e sigurt që ai është i duhuri për të prandaj vendosi tani për të bërë fëmijë.
“Jam shumë e emocionuar që do të krijojmë familje sepse besoj që familja dhe fëmijët janë kuptimi i jetës. Nuk e kam provuar akoma sepse mendoja se askush nuk e meritonte atë lloj dashurie nga unë, por tani e kam gjetur personin e duhur”-tha Paris Hilton.