
E vërteta që nuk dini për aktoren e njohur Demi Moore!
Fansat e Demi Moore janë befasuar kur kanë mësuar se emri i saj i lindjes është Demi Gene Guynes dhe se është rritur në Roswell, New Mexico, qyteti i njohur për incidentin famëkeq të UFO-ve në vitin 1947. Ajo mori mbiemrin Moore pas martesës me muzikantin Freddy Moore në vitin 1979. Aktorja e famshme, e cila së fundmi u rikthye në vëmendje me një performancë të nominuar për Oscar në filmin The Substance, ka pasur një fëmijëri të trazuar.
Ajo mësoi në moshën 13-vjeçare se Dan Guynes, burri që e kishte rritur, nuk ishte babai i saj biologjik. Babai i vërtetë, një pilot i Forcave Ajrore, e kishte braktisur nënën e saj para lindjes së Demit. Demi e nisi karrierën si modele dhe aktore në West Hollywood që në adoleshencë, dhe roli i saj në telenovelën General Hospital u bë hapi i parë drejt suksesit. Ajo kujton se u ndje “e tmerruar” kur hyri në botën e televizionit, por shpejt kuptoi se mund të jetonte nga aktrimi, një pasion që e kishte ndjekur që e vogël. Tani, pas dekadash në industrinë e filmit, Moore thotë se ndihet më e lirë dhe e pranuar se kurrë më parë.