E vazhdojnë miqësinë Aurela Hoxha dhe Endrit Mërtiri? Fotografi i njohur thyen heshtjen për ditëlindjen e saj
U fol gjatë nëse showgirl Aurela Hoxha dhe fotografi i njohur Endrit Mërtiri, që dikur ishin miq shumë të mirë, patën një shkëputje nga njëri-tjetri për arsye të panjohura. Asnjëri prej tyre nuk preferoi të fliste deri një ditë kur Aurela tregoi në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës se asgjë s’ka ndodhur mes tyre, thjesht ata nuk janë duke publikuar foto bashkë në rrjete sociale duke i mbajtur private momentet që ndajnë në jetën e përditshme si miq. Ndjekësve të ndryshëm, ky argumentim i Aurelës i është dukur një justifikim për të mos rrëfyer të vërtetën e prishjes së miqësisë, megjithatë, sot në ditëlindjen e saj Endrit Mërtiri ka thyer heshtjen e gjatë në rrjetet sociale. Në story të ndryshme në Instagram ai ka postuar foto bashkë me Aurelën ndër vite ndërkohë që në një video ku ai shfaqet duke kërcyer të dy ne “Dancing with the stars” fotografi shkruan: “Vajza e ditëlindjes” duke e bërë tag Aurelën, të cilës i ka vendosur dhe një zemër sipër. Në rrjetet sociale e kanë uruar Aurelën disa mikesha të saj modele për këtë ditë të veçantë të saj, ku mësohet ka bërë 33 vjeçe.