“E urrej kur viktimizohet”- Mozzik flet pa dorashka për Loredanën: E dua por s’kam ndërmend të kthehem më me të
Mozzik ka folur hapur për fundin e martesës së tij me Loredanën. Reperi është shprehur se i ka dhënë fund marrëdhënies me të dhe nuk ka ndërmend që të kthehet më me nënën e vajzës së tij.
Mozzik u shpreh se asgjë nuk është bërë për marketing por sipas tij ndarja është një gjë shumë normale, duke mos pranuar të japë arsyen përse morën vendimin për të marrë rrugë të ndryshme.
“Jam nga njerëzit duket folur për këtë temë. Nuk ka qenë për marketing. Nuk bëj një gjë kaq absurde për marketing. Është diçka normale, për mua është gjë normale janë dy persona që nuk shkojnë më me njëri-tjetrin dhe nuk janë më. Nuk jemi më, ishim dikur dhe nuk jemi më,”– tha ai i ftuar në emisionin “Nin”.
Pyetjes se përse janë ndarë iu përgjigj: “Është çështje që nuk ia vlen ta ndaj me njerëzit. Është pjesë e imja dhe e saj. Nëse ajo e ka ndarë një pjesë të këtij sqarimi, është shumë e qartë që ne të dy nuk jemi më. Më shqip nuk mund ta them. Është diçka që e kam vendos unë personalisht dhe deri sot vendimet që kam marrë për jetën dhe nuk i kthehem asaj rruge. Nuk i kthehem rrugës për ribashkim me të. Është diçka që ka ndodhur dhe nuk kthehet. Jemi ndarë, nuk jemi më dhe nuk bëhemi më. Pishman nuk jam për asgjë. Ishte një kohë e mirë por gjithë mjaltë nuk ka. Lidhja jemi nuk është ajo që nxjerrim në këngë. Lidhja dhe Muzika janë komplet të ndryshme. Ka pasur dashuri mes nesh dhe ka akoma. Nuk është se ka kaluar shumë kohë, nuk më vjen turp ti kallzoj këto gjëra. Nuk mund të them që e urrej dhe mos më fol për atë njeri.”
Ndërsa sqaroi edhe reagimin e tij ku i kërkonte Loredanës të mos përdorte vajzën e tij për viktimizim, pas intervistës së saj në të njëjtin emision ku shprehej se do e donte gjithmonë Mozzik.
“E urrej kur dikush viktimizohet. Dikë që e njoh dhe e di kur viktimizohet, e di. Viktimizimi për të dalë në sytë e njerëzve e mirë është keq për mua. S’kam biseduar kurrë për këtë temë deri sot,”– u shpreh ai.
Panorama Plus