E trishtë/ Nuk i mbijetoi dot koronavirusit, humb jetën historiani dhe gazetari shqiptar

Një lajm i trishtë është raportuar sot në media. Historiani dhe gazetari Nuri Dragoi ka humbur jetën pas disa javësh betejë me koronavirusin.

Ai ka qenë botues i disa librave. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga gazetarja Eglantina Alliaj, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit.

“Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty.

Pena jote do ti mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh I parajsës!”, shkruan Alliaj në postimin e saj në rrjetet sociale.