E trishtë! Balerini i njohur shqiptar tenton që t’i japë fund jetës

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka ndërmarrë një akt të rëndë, duke tentuar t’i japë fund jetës. Policia njofton se balerini i njohur është hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se balerini ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, por gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e rëndë.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Balerini ka folur disa herë publikisht lidhur me varësinë e tij ndaj alkoolit dhe luftën me depresionin, arsye të cilat e bën që për një periudhë të gjatë të shkëputej edhe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Megjithatë, ai rrëfeu në një intervistë në vitin 2016 se falë mbështetjes së familjes dhe miqve mundi t’i jepte fund “kësaj ëndrre të keqe”.

Anabelmagazine