E tregon vetë ajo, Eliona Pitarka nuk poston foto me partnerin sepse ai ka një problem të pazgjidhshëm

Që prej lindjes së vajzës, Galës, Eliona Pitarka i ka lënë mënjanë intervistat e daljet televizive. Megjithatë, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston shpesh foto të vogëlushes, por jo bashkëshortin.

Kjo ka qenë një nga pyetjet që i bëhet më shpesh aktores në rrjetet sociale. Së fundmi, në ABC Neës, Eliona tregoi arsyen.

“Ai e urren qendrën e vëmendjes. Ka një karizëm, është shumë social, i ka të gjitha këto, por qendrën e vëmendjes e ka siklet”, tha ajo. “Përgjithmonë po”, Eliona Pitarka merr propozimin për martesë nga i dashuri

Madje shtoi se partneri nuk ka qenë dakord as për publikimin e fotove të vajzave. “Desi nuk donte ta nxirrnim Galën dhe kemi pasur një luftë të vazhdueshme deri sa ju mbush mendja.

Sipas tij, ajo duhet ta zgjedhë vetë nëse do ta dalë dhe ndoshta mund t’i ushtrojë presion kur të rritet. Unë shoh të mirat, benefitet”, tha Eliona.

Sa i përket karrierës, aktorja konfirmoi se do ta shohim tek “Klanifornia” këtë sezon, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë e sakrifikimit të karrierës, për familjen.