E tradhtoi një njeri i afërm, trupi i Ervis Martinaj gjendet i ndarë në 6 pjesë?

Është parë i ndarë në gjashtë pjesë trupi i Ervis Martinajt, pas zhdukjes së tij të mistershme të denoncuar prej familjarëve në Polici, më 11 gusht 2022.

Sipas burimeve konfidenciale të Albanian Post pranë hetuesisë, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.

Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale, siç mëson Albanian Post.

Ajo banesë në Fushë-Kuqe, njihej edhe si vendi më i sigurt ku Martinaj strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj.

Ndërkaq, detaje të tjera më specifike rreth ngjarjes, pritet të zbardhen nga organet hetimore, për çështjen. Emri i Ervis Martinajt është lakuar shpesh pas vitit 2013.

Deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga ana e policisë pas këtij lajmi të publikuar nga Albanian Post. Si është e vërteta? Detaje të tjera priten më shumë orët në vijim.