E tradhtoi me reperin njohur? Modelja Cara Delevingne i del në mbrojtje ish të dashurës së saj pas ndarjes: Ju lutem mos e urreni
Cara Delevingne dëshiron që fansat e saj ta lënë rehat ish të dashurën Ashley Benson. Modelja e njohur me anë të një postimi në Instagram mbrojti aktoren pasi ajo u fotografua me reperin G-Eazy pas ndarjes së tyre.
“Tani është e rëndësishme të shpërndajmë dashuri dhe jo urrejtje,”- shkroi 27-vjeçarja. “Të gjithë ju që e urreni Ashley Benson ju lutem ndaloni. Ju nuk e dini të vërtetën, vetëm ajo dhe unë e dimë, dhe pikërisht kështu duhet të mbetet.”
Benson u pa në krahët e reperit të famshëm në fillim të kësaj jave në një restorant në Los Angeles.
Menjëherë u përhapën thashethemet se aktorja e tradhtoi partneren e saj Cara.
Lajmet që Delevingne dhe Benson ishin ndarë pas dy vitesh lidhje u përhapën në fillim të këtij muaji.
Ata e mbajtën për shumë kohë lidhjen private, derisa modelja e konfirmoi në qershor të vitit 2019.
Sipas burimeve, çifti kishin pasur uljet dhe ngritjet e tyre në marrëdhënien por në prill mori fund.
“Unë gjithashtu kam një grua shumë të veçantë ketu që dua ta falënderoj dhe ti e di kush je,”- tha Delevingne në fjalimin e saj ne TrevorLIVE Gala në korrik 2019 duke iu drejtuar aktores. “Ajo është një nga njerëzit që më ndihmoi të dua veten time kur më duhej më së shumti dhe vërtet më duhej. Ajo më tregoi se cila është dashuria e vërtetë dhe si ta pranoj atë, gjë që ishte shumë më e vështirë nga sa e mendoja.”
/Panoramaplus.al