E tha vetë. Luana martohet me Krenarin, ja kur do mbahet dasma
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj do i japin fund beqarisë shumë shpejt. Mbrëmjen e sotme në puntatën e parë të “Shiko kush luan”, Luana deklaroi se do martohet.
Gjatë një loje, Ami tregoi se Luanën nuk e ka ftuar në dasmën me Ermalin, por nëse bëjnë një festë për përvjetorin e martesës do e ftojë. Këtu Luana ndërhyri dhe tha padashje: “Vitin tjetër martohem vetë…”.
Moderatorja u pendua shumë shpejt që e zbuloi lajmin e bukur dhe vazhdoi me drejtimin e emisionit si për të shkëputur vëmendjen.
Luana është prej vitesh e lidhur me biznesmenin Krenar Çoçaj i cili është edhe menaxheri i saj.