E tha troç/ Hygerta Sako zbulon emrin e prezantueses që s’i pëlqen aspak

Hygerta-Sako-2

Lojërat që zhvillohen nëpër spektakle hera-herës “i detyrojnë” personazhet që të flasin hapur apo të thonë gjëra që në situata të tjera ndoshta do t’i kishin shmangur. Diçka e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë rubrikës “Ndaje ose pije” tek “Shiko kush luan”.

Hygerta Sako, u pyet se cila është prezantuesja shqiptare që nuk i pëlqen fare dhe për cilën arsye. Edhe pse paneli mendoi se Hygerta do ta kishte më të thjeshtë të pinte, nuk ndodhi kështu.

“Mund të them dikë që nuk më pëlqen pak, pse fare fare? u shpreh moderatorja, ndërkohë që mendohej për emrin e prezantueses që i pëlqen më pak. Silvana Braçe, një çikë nuk më pëlqen. Më fal Silvana!”, u shpreh Hygerta duke mbuluar fytyrën me duar, si për të treguar se përgjigja e dhënë e vendosi në siklet, shkruan Alpeneës.

Silvana Braçe ka qenë një ndër prezantueset më të famshme të ekranit të TVSH-së, në vitet ’90-të. Ajo u shkëput nga televizioni në vitin 2004, për t’u rikthyer në koncertin e Bujar Qamilit para disa muajsh. Ndoshta fakti që ajo i takon një brezi të vjetër prezantuesish e bëri Hygertën ta përmendte me qëllim shmangien e emrave të moderatoreve të reja, që janë ende pjesë e ekranit.