E telefonon për herë të fundit, Macron rrëfen se çfarë i tha Putinit
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin. Synimi i tij është i parashikueshëm: dëshiron ta bindë që të heqë dorë nga kjo që po bën.
Ai thotë se lideri ukrainas i kërkoi të kontaktonte me Putinin, sepse telefonatat e Zelensky nuk po realizoheshin dot me Putinin.
Macron deklaroi në media se i telefonoi Putinit për t’i kërkuar që të ndalonte operacionet e Rusisë dhe thirrja ishte “e sinqertë, e drejtpërdrejtë, e shpejtë”.
“Ishte gjithashtu për t’i kërkuar atij të diskutonte me Presidentin Zelensky, i cili e kishte kërkuar këtë, por nuk mundi”, u tha Macron gazetarëve pas një samiti të BE-së në Bruksel.
Duket se situata nuk ka shumë gjasa të ndryshojë, duke marrë parasysh faktin se Putin nuk pranon të bisedojë me homologun e tij në Ukrainë.
Deri tani, i vetmi lider perëndimor i cili ka biseduar dy herë me presidentin Putin është Macron. Marrëdhënia Francë-Rusi është gjithmonë më speciale, krahasuar me vendet e tjera.