E takon apo jo të bijën pas divorcit? Kastro Zizo tregon versionin e tij

Për shkak të deklaratave dhe veprimeve të tij, kantautori Kastro Zizo është gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike.
Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Kripë dhe Piper”, ai u pyet për debatin që ka patur së fundmi për me ish-bashkëshorten e tij të dytë, Erleta Hotin, për vajzën e tyre Nia. I pyetur nëse e takon të bijën ai është përgjigjur: “Sigurisht që e takoj dhe e dua fort”, dhe më pas e ka përshëndetur nga ekrani, shkruan Panorama Plus. Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë Erleta ka publikuar një bisedë mes tyre ku Kastro pyet për të bijën dhe më pas ajo i përgjigjet se nuk është postiere me idenë që të shkojë ta takojë në Prishtinë nëse do të dijë për të.