E solli në jetë me nënë zëvendësuese? I surprizoi të gjithë me lajmin që u bë nënë, zbulohen detaje të reja nga ardhja në jetë e vajzës së Naomi Campbell

Modelja Naomi Campbell ka zbuluar detaje nga ardhja ne jetë e vajzës së saj.

Ylli i pasarelave tregoi se gjatë kohës që vogëlushja po vinte në jetë dëgjonte në sfond muzikën e Bob Marley.

51-vjeçarja, e cila zbuloi se u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit maj, tha se shpesh iu është drejtuar muzikës gjatë “momenteve të veçanta” të jetës së saj.

“Muzika është si… Në momentet e mia më të veçanta, ju e dini që sapo u bëra nënë, po dëgjoja Bob Marley. Këto janë rrënjët e mia”– u shpreh ajo.

Campbell njoftoi ardhjen në jetë të foshnjës, pak para ditëlindjes së saj të 51-të, në një postim në Instagram ku publikoi një foto të dorës së saj duke mbajtur këmbët e foshnjës.

Ndërsa nuk dihet ende nëse e ka lindur vetë vajzën apo e vogëlushja ka ardhur në jetë nëpërmjet një nëne zëvendësuese, pasi supermodelja e ka mbajtur të fshehtë gjithçka.

Daily Mail raporton se Naomi Campbell e ka mirëpritur në jetë foshnjën nëpërmjet një nënë surrogate dhe do ta rrisë vajzën me të dashurin amerikan.

Një burim tha për People se Naomi dëshironte të bëhej nënë për më shumë se një dekadë.

Lidhja e fundit publike e modeles ka qenë me reperin Skepta, ndërsa nuk dihet se kush është partneri i saj aktual.

/Panoramaplus.al