E shtriu në bar dhe e puthi në buzë? Ç’ndodhi mes Robert Aliaj dhe prezantueses

Robert Aliaj është padyshim një prej figurave më të komentuara të showbizit shqiptar. Ai tërheq vëmendjen jo vetëm me pamjen e tij të veçantë, por edhe me deklaratat e forta që bën herë pas here. Së fundmi, Roberti ishte i ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku është intervistuar në natyrë nga prezantuesja Dojna Mema. Në videon e emisionit të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ata shfaqen duke biseduar së bashku e në një moment ai e ka kapur Dojnën dhe e ka shtrirë në bar, duke tentuar ta puthë, shkruan Panorama Plus. Në videon e shkurtër nuk dallohet qartë se çfarë ka ndodhur mes tyre, pasi pamjen e ka penguar kapelja e moderatores. Për më tepër, na mbetet të ndjekim puntatën e ardhshme të emisionit.

Robert-Aliaj-2