E shtrinë në tokë duke e shkelmuar, del video e rrahjes së Feros

Reperi i njohur Fero është rrahur mbrëmë nga katër personave gjatë daljes nga një qendër tregtare në Prishtinë. Burime nga Telegraf konfirmojnë se një makinë ishte ndalur para Feros, dhe personat brenda saj nisën ta ngacmomin duke e tallur dhe ofenduar. Më pas gjithçka ka vazhduar në konfrontim fizik mes palëve, ku katër persona kanë grushtuar dhe shkelmuar reperin. Videoja e publikuar së fundmi nga Insajderi në kanalin e videove GjirafaVideo, sjell momentin kur katër djemtë kanë sulmuar Feron. Reperi më pas ka publikuar një video në Instagram, ku konfirmonte lajmin e rrahjes, teksa ka treguar se nuk ka pësuar lëndime të mëdha. /Story.al/

Fero-1