“E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë time!”, kush i bëri urimin më të veçantë Arilenës për ditëlindje?
Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, feston sot 21-vjetorin e lindjes. Me të ardhur ditëlindja e saj, për këngëtaren kanë nisur urimet e shumta nga familjarët, miqtë, kolegët si dhe fansat e saj.
Por urimin më të veçantë, ajo e ka marrë nga menaxheri i saj prej 8-vitesh, Popi Kola. Ky i fundit ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” foto me Arilenën, ku bashkëngjitur me to ka bërë edhe urimin.
“Gëzuar ditëlindjen vogëlushe! E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë time! 8 vite histori bashkë dhe 80 më shumë për të ardhur. ‘Bashkë, përgjithmonë, vetëm”, ishin fjalët e Popit të cilat e kanë emocionuar Arilenën.
Këngëtarja e ka ripostuar këtë urim ditëlindjeje dhe krahas tij ka shkruar “Gjithçka”, duke etiketuar menaxherin e saj.
Arilena dhe Popi njihen me njërin-tjetrin që nga koha kur Arilena filloi të hidhte hapat e parë në televizionin “Klan” dhe që prej atij momenti ai ka qenë mbështetja më e madhe e këngëtares për në çdo projekt muzikor.
Së fundmi ata të dy kanë udhëtuar bashkë drejt Amerikës për të realizuar një këngët të re, me të cilën Arilena do të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”.