“E shkreta vajzë, nuk di kë ka në krah!”/ Ish-sportisti zbulon tradhtinë e Arod ndaj Jennifer Lopez

JLO dhe Arod kanë shpallur fejesën gjatë fundjavës dhe janë më të lumtur se kurrë pas zyrtarizmit të lidhjes disavjeçare. Edhe pse të gjithë janë të gëzuar për ta dhe janë duke shijuar momentet pas lajmit, dikush po prish gjithçka. Bëhet fjalë për Jose Canseco, sportist i ‘New York Yankees’, i cili ka akuzuar Alex Rodrigues për tradhti. Me anë të një statusi në ‘Twitter’ ai ka zbuluar se i fejuari i këngëtares e tradhton me ish-gruan e tij. “Duke parë JLO që i dërgon mesazhe Alex Rodrigues, por ajo nuk e di që ai e tradhton me ish-bashkëshorten Jessica. E shkreta vajzë nuk e ka idenë se kë ka në krah”,u shpreh sportisti, shkruan Ëho. Me anë të këtij statusi ai është siguruar që e gjithë bota ta marrë vesh të vërtetën. Reagime nga çifti nuk ka pasur ende, por pritet që çdo gjë të zbulohet në vazhdim.