E shkëputur prej kohësh, Amarda Toska zbulon nëse do të rikthehet në ekran
Mbrëmja e djeshme e ”Dua të të bëj të lumtur” ka qenë e mbushur me emocione dhe surpriza të ndryshme, teksa njëra prej tyre ishte prania në studio e çiftit të dashur nga publiku, Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës. Ata kishin ardhur në fakt si të ftuarit specialë për dy fëmijët që kishin humbur prindërit, duke u emocionuar bashkë me ta në rrëfimin e tyre. Ndërkohë pas përfundimit të kësaj historie, Arbana e mbajti Amin në studio për një intervistë, ku ndër të tjera ajo rrëfeu jo vetëm disa detaje nga jeta personale, por edhe nga karriera, nisja e punës në ekran dhe nëse e mendon rikthimin në televizion në të ardhmen. Ndër të tjera ish-moderatorja e ”Portokalli” tha se nuk ja ka ”mbyllur derën” përfundimisht ekranit, megjithëse për momentin rikthimi i saj nuk do të ndodhë.
”Në mendjen time nuk e kam mbyllyr (me televizionin). Nuk them se kam hequr dorë, por kam krijuar një rrugëtim me disa gjëra të mia dhe të them të drejtën nuk kam as një shtysë aq të madhe sa të marr pjesë. Ose ndoshta edhe s’ka qenë projekti i duhur”- tha Ami, e cila po ashtu foli edhe për projektet e saj të tanishme dhe punën me bashkëshortin.
Nga ana tjetër, duke qenë se së fundmi Amarda ka festuar datëlindjen e saj, produksioni i programit kishte menduar të bënte disa surpriza për të. Mes tyre ishte një mesazdh dhe bashkëbisedim me mikeshën e saj të ngushtë, një kërcim dhe rrëfim krah Albi Nakos, kolegut dhe mikut të vjetër dhe një dedikim nga Ermali (i cili po ashtu i bëri një të tillë në Instagram) por edhe nga djali i saj, Joeli.