E shanë në kor nga motra, Arjon Muça tregon si e menaxhoi turmën e adoleshentëve: E kam dhe të bukur, i pyeta për foto e…

I ftuar në emisionin “Why Not”, në TV Ora, Muça tha se para 7 vitesh një grup djemsh, adoleshentë e kishin sharë nga e motras, por që ai kishte ditur se si ta emnaxhonte situatën mjaft mirë.

Moderatori Arjon Muça ka treguar një histori të veçantë që i ka ndodhur në jetën e tij. I ftuar në emisionin “Why Not”, në TV Ora, Muça tha se para 7 vitesh një grup djemsh, adoleshentë e kishin sharë nga e motras, por që ai kishte ditur se si ta emnaxhonte situatën mjaft mirë.

Ai u shpreh se në vend që të nxehej apo t’u kthehej keq, u ishte afruar djemve dhe i pyetur nëse do të bënin foto, dhe ata kishin pranuar, duke i kërkuar edhe falje për të sharat.

“Para 7 vitesh prezantoja një emision dhe në pushim dilja përjashta në oborrin e televizionit dhe pija cigare. Nga ana tjetër e kangjëllave ishte një grup çunash 15-17 vjeç dhe filluan të gjithë në korr të më shanin nga motra. Unë motrën e kam dhe të bukur kështu që duhet të reagoja në një farë mënyre. 

Me një qetësi absurde i afrohem dhe i them, çuna mos doni të bëjmë ndonjë foto? Dhe të gjithë thanë po të lutem sepse prandaj po të tërhiqnim vëmendjen. Domethënë e kupton se si tërhiqet vëmendja, duke të të sharrë. Bëra një fotografi me secilin prej tyre. Më falenderuan, më kërkuan falje dhe u larguan,”– tregoi Arjoni.

(f.m/dosja.al)