E rrallë dhe emocionuese/ Vjen në jetë fëmija me këmishë në maternitetin e Tiranës
Një foshnje me këmishë ka lindur në maternitetin Koço Gliozheni.
Fëmija me qese amniotike erdhi në jetë mbrëmjen e djeshme.
Lajmi u bë i ditur nga gjinekologia e këtij materniteti, Anika Dokle me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo publikoi foto të foshnjës me qesen amniotike dhe shkroi: “Bebush me këmishë❤”
Foshnja mbahej në duar nga anëtarët e stafit mjekësor që asistuan në lindjen e bebit.
Sipas gojëdhënave, ky fëmijë pritet të jetë me fat.
“Lindja me këmishë” është një fenomen i jashtëzakonshëm që ndodh kur fëmija lind së bashku me qesen amniotike. Zakonisht qesja amniotike shpërthen para lindjes së foshnjës.
Shumica e këtyre lindjeve janë të parakohshme dhe disa mjekë kanë vërejtur se kjo qesë mund të mbrojë një të porsalindur nga presioni mekanik i kontraktimeve shumë të forta të mitrës.
Një lindje e tillë, sipas mjekëve, ndodh vetëm një në çdo 80.000 lindje.
/Panoramaplus.al