E RËNDË/ Publikohet në internet VIDEO e një përdhunimi, policia nis hetimet

Një video ku dëgjohen fjalë në gjuhën shqipe dhe që tregon dhunë seksuale ndaj një vajze është hedhur në internet. Klan Plus denoncoi rastin dhe policia ka nisur hetimet për të zbuluar origjinën e saj. Në videon që ka përmbajtje të fortë seksuale dëgjohen kundërshtimet e një vajze. Dyshohet se video është filmuar nga një person i tretë ndërsa një çift po kryen marrëdhënie seksuale.Nuk dihet ende nëse video është e vërtetë apo është hedhur online për qëllime klikimesh, por policia ka nisur verifikimet. Organizatat për të drejtat e fëmijëve japin alarmin për rrezikun e promovimit të dhunës në rrjetet sociale, veçanërisht për të rinjtë dhe adoleshentët./LAPSI.al