E rëndë/ Profesoresha e drejtësisë tregon si u përdhuna nga prifti: U ndjeva e neveritur nga ato që më kërkoi të bëja
Një profesoreshë e drejtësisë ka treguar se është përdhunuar nga një prifti kur ishte adoleshente.
Ngjarja ka ndodhur 40 vite më parë në Angli, ndërsa Julie Macfarlane, sot 61-vjeç tha se ishte ndjerë e poshtëruar nga prifti Merion Griffiths, i cili i kishte thënë se “kjo është ajo që Zoti do”.
Griffthis, 81-vjeç, është në burg, ndërsa edhe një tjetër grua e akuzoi atë për veprime të pahijshme në vitet 1970-1980.
“Ai ishte një figurë shumë e lartë autoriteti për mua. Iu drejtova atij kur fillova të kisha dyshimet e mia në lidhje me besimin. Isha 17-vjeç dhe ai filloi të abuzonte me mua. Nuk e dija çfarë po ndodhte, u ndjeva e tmerruar dhe plotësisht e neveritur nga ato që ai më kërkoi të bëja”, ka rrëfyer 61-vjeçarja.
Abuzimi e ka lënë atë me çrregullim kronik të stresit post traumatik, ndërsa u bëri apel të gjitha grave që janë abuzuar që të denoncojnë autorët, duke shtuar se duhet ndryshuar perceptimi publik lidhur me këtë çështje, pasi gjithmonë është akuzuar viktima dhe jo autori.