E rëndë/ Prezantuesit shqiptar i plaçkisin me armë biznesin
Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur prezantuesit Enur Pakashtica. 4 persona të armatosur me armë kanë tentuar që të grabisin biznesin e tij.
“Kam qenë në katin e dytë të ambienteve ku punoj, kur kanë ardhur grabitësit. Njëri prej tyre mu afrua me një armë të tipit “AK 47” dhe po më kërcënonte që t’i jepja para. Por nuk e bëra një gjë të tillë. Iu vërsula edhe unë pas.
Edhe ai filloi të zbrapset. Kur zbrita pashë edhe 3 bashkëpunëtorë të tij dhe i pashë që filluan të dilnin jashtë. Kur dolën, pashë që qëlluan me një plumb në ajër. Për fat të mirë plumb nuk kapi në njerëz, apo në sende”, është shprehur prezantuesi për Prive.