E rëndë në Tiranë/ Sherr mes të rinjve, vritet me thikë 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnate në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Dy të rinj kanë goditur me thikë një 20 vjeçar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë më pas në spital.

Mësohet se dy autorët e vrasjes janë 18 vjeçarë. Forcat blu kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë gjatë natës.

“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stiven Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”, njofton policia.