E rëndë në Shkodër/ E zuri korenti gjatë riparimit të ndriçuesve, humb jetën punonjësi i Bashkisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, në lagjen “Qemal Stafa”.
Paraprakisht bëhet me dije se një punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashki, Shpëtim Dekovi, duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, ka rënë në kontakt me energjinë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.