E rëndë në Greqi/ 38-vjeçari shqiptar i jep fund jetës brenda furgonit të policisë, vetëvaret me lidhëset e këpucëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku raportohet se një i burgosur shqiptar është vetëvrarë brenda furgonit të policisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte por është raportuar sot nga mediat helene.
Mësohet se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos.
38-vjeçari ka varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit. Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.
Shqiptari vuante dënimin për vepra të ndryshme penale, ndërkohë një hetim ka nisur për rastin.