E rëndë/ Historiani i famshëm vret dhe i copëton trupin të dashurës studente
Një historian ushtarak i famshëm rus, u arretsua me dyshimin se ka vrarë të dashurën e tij studente.
Ai u kap në një lum të ngrirë, ndërsa mbante me vete një çantë, ku u gjetën dy krahët e viktimës.
Më pas, në apartamentin e Profesor Oleg Sokolov në Shën Petersburg, policia gjeti kokën e prerë të viktimës, trupin e gjymtuar si dhe një sharrë të mbuluar me gjak.
Sipas “Daily Mail”, viktima është identifikuar Anastasia Yeschenk, 24-vjeç, studente e profesorit. Në polici ai ka deklaruar se vrasja kishte qenë aksidentale, ndërsa akademiku është në paraburgimin e një spitali pasi po trajtohet nga hipotermia.