
E rëndë/ Gjendet e djegur brenda banesës së saj në Los Angeles aktorja e njohur
Aktorja e famshme amerikane, Dalyce Curry, e njohur për “The Blues Brothers”, ndërron jetë nga zjarret në Los Angeles në moshën 95 Vjeçare.
Zyra e Mjekësisë Ligjore të Los Angeles konfirmoi vdekjen e saj të dielën, duke zbuluar se mbetjet e saj u gjetën në shtëpinë e shkatërruar plotësisht nga flakët. Curry, e njohur me emrin “Momma D” nga familja, ishte parë për herë të fundit të martën nga mbesa e saj, Dalyce Kelley.
Kelley, e cila ishte gjithashtu kujdestare e pjesshme e Curry-t, e kishte lënë atë në shtëpinë e saj në Altadena, në Kaliforni, një nga zonat më të goditura nga zjarri në Eaton.
voxnews.al