E RËNDË/ Autori i shumë hiteve, këngëtari turk vritet në mes të lokalit sepse nuk dinte këngën
Këngëtari turk, Onur Sener, mbeti i vdekur brenda ambienteve të një lokali në Turqi teksa ishte duke performuar. Mediat e huaja bëjne me dije se këngëtari u vra nga tre persona të cilët i kërkuan një këngë të cilën ai nuk e dinte.
Sipas dëshmitarëve mësohet se tre personat i kërkuan një këngë Senerit të cilën ai nuk e dinte dhe më pas filluan të konfliktoheshin, por shpejt gjërat dolën jashtë kontrollit dhe ata përdorën xhama të thyer për ta goditur.
Këngëtari mbeti i plagosur rëndë ku menjëherë u dërgua drejt spitalit, por nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, nëna e këngëtarit teksa përcolli sot për në banesën e fundit të birin ka thenë për mediat se: Ma vranë për një këngë.