E reja thotë se ka fjetur me mbi 300 burra brenda vitit
Një grua australiane pranon se ka bërë seks me më shumë se 300 burra gjatë një viti duke e konsideruar këtë përvojë si shumë fuqizuese.
26-vjeçarja Annie Knight tha për “The Kyle and Jackie O Show” në Australi se kishte arritur të flinte edhe me pesë burra brenda një dite për t’u ndjerë mirë dhe e relaksuar. “Unë u ndjeva e plotfuqishme pas kësaj. Seksi më bën të ndihem mirë,” u shpreh ajo.
Annie Knight fle me burra, partnerë të cilët i njeh përmes aplikacioneve të seksit. Megjithatë, ajo nuk e fsheh faktin që ka një “listë preferenciale” me persona që zgjedh të ndajë më shpesh shtratin dhe të ndihet në super formë.
“Sa më i çrregullt të jetë seksi, aq më mirë,” shtoi ajo.
E reja është cilësuar si “gruaja seksualisht më aktive e Australisë”, një status që ajo e mban me krenari për sa kohë shprehet se i pëlqen të eksperimentojë në dhomën e gjumit: “Unë jam e gatshme të provoj gjithçka,” thekson 26-vjeçarja.
Knight, e cila ka një llogari të OnlyFans, u pushua nga puna si agjente marketingu pasi eprorët zbuluan profilin e saj në faqe. “Gjëja e fundit që doja të bëja ishte të më pushonin nga puna sepse dikush gjeti llogarinë time në OnlyFans,” tha ajo për “SBS Insight”.
Megjithatë, Annie Knight nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas në vendimin për të fjetur me kaq shumë burra, sepse e shijon si eksperiencë dhe fiton mjaftueshëm përmes fotove në faqet pornografike, për të cilat fansat paguajnë një abonim mujor.
Anabelmagazine