E reja guxon së tepërmi në mes të Tiranës, nxjerr armën dhe ja drejton makinave para saj (VIDEO)

Gjithmonë forca, ashpërsia, pasioni për armët janë lidhur dhe identifikuar ngushtë me burrat. Por ka dhe raste përjashtuese, ndonëse të rralla.

Së fundmi një video ka mbërritur në redaksinë e JOQ, ku një grua në qendër të Tiranës, është filmuar duke mbajtur një pistoletë në dorë ndërkohë që ndodhet në timon.

Më tej ajo shihet duke e drejtuar pistoletën drejt makinave që ndodhen para saj. Nuk dihet arsyeja e një veprimi të tillë. Mundet vetëm të aludohet për ndonjë lloj pasioni për armët.

(E.H/Faxweb.al)