E quajti “mjekërcjap”, Gent Hazizi i përgjigjet Bleonës: Je ëndrra ime dhe e meshkujve shqiptarë…

Aktori Gent Hazizi u bë dje objekt i sharjeve të Bleona Qeretit, për shkak të një batute që ai bëri në spektaklin “Shiko kush luan” të shtunën në mbrëmje. Nuk ka vonuar edhe reagimi i Hazizit, i cili në një status në Facebook i përgjigjet kështu Bleonës: “Bleona Qereti: ti je ëndrra ime që nga fëmijëria si këngëtarë e madhe, je ëndrra e të gjithë shqiptarëve kudo që janë si një profesioniste e shkëlqyer e muzikës, je ëndrra e të gjithë meshkujve shqiptarë për sensualitetin femëror. Ndjesë! Ndjesë! Në spektaklin “Shiko kush luan” u përmende në një lojë që emisioni bën për nder të VIP-ave. Të ftoj të kuptosh se çfarë mendoj për ty në premierën time “Çfarë do bëhem kur të rritem?”, stand up comedy, në Teatrin Kombëtar, në datat 20, 21, 23, 24, 25 dhjetor ora 18 00. T’përqafoj! Eja në teatër!”. Reagim ironik apo i sinqertë ky mbetet për t’u parë.